Urdhri i Stomatologut për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi u ka bërë thirrje të gjithë dentistëve që të mbyllin klinikat e tyre deri në datën 3 prill.
Sa u përket shërbimeve të urgjencës, Urdhri i Stomatologut urdhëron që të kryhen vetëm konform Protokollit të OBSH.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH”, njofton Urdhri i Stomatologut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



