Presidenti Donald Trump u zgjodh presidenti i 45-të i kombit amerikan pa qënë pjesë e ndonjë interesi të veçantë në moçalin e Uashingtonit. Trump është një agjent ndryshimi dhe nuk ka asgjë të përbashskët me asnjë president që populli amerikan ka parë ndonjëherë. Ai është presidenti i parë që u zgjodh pa qënë politikan, që prej gjeneralit Dwight D. Eisenhower më 1952-in.
Pra, pse rrjedh gjithë ai tërbim dhe helm nga Uashingtoni?
Shpesh duket sikur një klasë politike e rrënjosur që i urren ndryshimet, po i bie “murit me kokë”. E gjithë kjo zhurmë po errëson presidencën e Trump, falë fushatës së pengesave të përhershme nga demokratët dhe gjithë zhurmën nga mediat liberale, e cila kanë qenë një sukses i vërtetë.
Vendimi unanim i Gjykatës së Lartë për të urdhëruar që rendi ekzekutiv i Presidentit mbi imigracionin të hyjë në fuqi është një fitore e madhe për Shtëpinë e Bardhë dhe sigurinë kombëtare. Gjykata Supreme vuri vulën e miratimit për faktin se Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka fuqinë për të siguruar vendin dhe se sistem amerikan i kontrollit të emigracionit ka nevojë për përmirësime të mëdha.
Ky hap i madh në reformën e emigracionit shënon një nga përparimet më të mëdha për republikanët e Senatit.
Është e pranuar gjerësisht se “ObamaCare” ka dështuar për një kohë të gjatë. Amerikanët duan një reformë më të mirë shëndetësore dhe një kujdes shëndetësor më të përballueshëm. Ky është thelbi i asaj që presidenti Trump dhe republikanët e Kongresit po përpiqen të arrijnë.
Nëpërmjet udhëheqjes së Presidentit Trump, janë bërë tashmë shumë përparime. Emërimi i Neil Gorsuch për shembull është një premtim i bërë dhe një premtim i mbajtur. Ky vendim i lavdëruar gjerësisht i dërgoi një sinjal popullit amerikan se ky president do të emërojë vetëm mbrojtësit suprem të Kushtetutës në Gjykatën e Lartë.
Në mënyrë të ngjashme, vendimi pasues i Presidentit Trump për të hequr dorë nga marrëveshja e Parisit për klimën e bën të qartë se ai i jep përparësi interesave ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe punëtorëve amerikanë.
Përveç kësaj, Presidenti Trump mbajti premtimin e tij për t’u dhënë prioritet burrave dhe grave që i kanë shërbyer heroikisht Amerikës duke nënshkruar Ligjin për Mbrojtjen e Veteranëve. Ky ligj është pjesë kyçe e agjendës së Presidentit për t’u siguruar që qeveria federale u jep veteranëve respektin e pashembullt që ata meritojnë.
Bizneset e mëdha dhe të vogla kanë nevojë për disa siguri ekonomike nga qeveria federale. Ata duan siguri se taksat dhe rregulloret do të priten dhe se kodi ynë i taksave do të jetë i efektshëm për taksapaguesit që ata punësojnë. Këto reforma optimiste pro-rritjes janë diçka rreth të cilës populli amerikan pritet të mblidhet.
Po, ta bësh estabilishmetin e Uashingtonit të ndryshojë rrugë është e vështirë, por Presidenti Trump po arrin rezultate pozitive për popullin amerikan duke e përfaqëssuar çdo ditë të presidencës së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.