Bota

Uragani ‘Milton’ kërcënon Floridën dhe kthehet në çështje politike mes Harris dhe Trump

Gazeta Si - Frika po rritet mbi uraganin “Milton”, ndërsa përgatitet të godasë jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas shkatërrimit të shkaktuar pak më shumë se një javë më parë nga uragani “Helen”, i cili shkaktoi të paktën 230 vdekje.

Me kalimin e orëve, stuhia e re po rrit fuqinë e saj (dhe për rrjedhojë forcën shkatërruese) dhe në Florida është urdhëruar evakuimi i zonave të ndryshme të banuara.

Ndërkohë, emergjenca e motit është kthyer në një çështje të vërtetë politike. Kamala Harris akuzoi rivalin e saj Donald Trump për përhapjen e "shumë dezinformatave" në lidhje me burimet federale të disponueshme për ata të prekur nga uragani “Helene” dhe se ishte "jashtëzakonisht i papërgjegjshëm".

Donald Trump vazhdon të përsërisë se nuk ka fonde, sepse ato janë përdorur nga administrata Biden-Harris për emigrantët, por në realitet këto janë dy shpenzime shumë të dallueshme, siç theksojnë mediat amerikane.

Edhe Shtëpia e Bardhë dhe “Fema”, Agjencia Amerikane e Mbrojtjes Civile, e kritikuan miliarderin për këto akuza "të rreme".

Ndërkohë, “Milton”, i cili pritet të shtrihet edhe në gadishullin Juktan të Meksikës, është intensifikuar me shpejtësi, duke nxitur evakuimin e banorëve.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime se banorëve mund t'iu rrezikohet jeta në brigjet perëndimore të Floridës.

Në njoftimin e fundit të autoriteteve është thënë se uragani Milton mund të përcillet me erëra deri në 280 kilometra në orë.

Autoritetet lokale kanë lëshuar urdhra për evakuim të detyrueshëm për disa zona bregdetare, përfshirë Tampan, zonë me më shumë se tre milionë banorë.

“Nëse stuhia do të jetë me këtë ritëm, do të jetë më e keqja që ka prekur Tampan në 100 vjetët e fundit”, ka thënë Shërbimi Kombëtar i Motit, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Tëitter.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol në intensifikim të uraganeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë