Kjo është një foto e vjetër e Urës së Mesit mbi lumin Kir e shkrepur më shumë se 1 shekull më parë. Fotografia është pjesë e koleksionit të Antonio Baldacci-t (1867-1950) dhe dokumenton rrugëtimin e bërë nga ai në Shqipëri.
Antonio Baldacci vizitoi Shkodrën për herë të parë në 1892.
Baldacci ka lënë mbi 250 botime, përfshirë artikujt e botuar në revista dhe në vepra të ndryshme: ndër më kryesoret janë Itinerari albanesi (Itineraret shqiptare), Romë, Shoqëria Gjeografike Italiane, 1917; L’Albania (Shqipëria), Roma, Instituti për Evropën Lindore, 1929; Scritti Adriatici I (Shkrimet Adriatike I), Bologna,1943.
Pjesa më e madhe e udhëtimeve të tij u financuan nga koleksionistët e ekzemplarëve botanikë, ku Baldacci ua shiste me pas instituteve shkencore italiane dhe të huaja.
Antonio Baldacci ka qenë një botanist italian dhe gjeograf, specialist i studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike.
Që nga viti 1925 Baldacci u interesua kryesisht për Shqipërinë, jo vetëm duke u marrë me studime dhe botime të pavarura por, që nga viti 1928, bashkëpunoi me institucionet lokale në fushën shkencore dhe politike.
Nga viti 1931 deri në vitin 1939 ka qenë konsull i përgjithshëm nderi i Shqipërisë në Bologna; në vitin 1942 mori pjesë në Këshillin administrativ të drejtorëve të Qendrës Studimore të Shqipërisë pranë Akademisë Italiane. Deri në vitin 1943 ka qenë anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë dhe Këshilltar kulturor i Luogotenencës së Përgjithshme në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.