Fshatrat Shperdhet, Bushnesh, Thumanë, Fushë Mamurras mbeten të izoluar për shkak të shembjes së urës së Drojes në Lezhë.
Ura e shembur nga përmbytjet e muajit shkurt ka ndarë banorët nga institucionet e njësisë administrative Mamurras.
Nga ana tjetër kanë mbetur edhe shkollat. Nxënësit rrezikohen kur i bien shkurt nga ura për të mos u vonuar për mësim.
Në protestën e organizuar u shfaq dhe deputeti i zones nga PD Anton Frrokaj i cili ndonëse i paftuar sipas banorëve, thotë se do ta ngrejë çështjen në Parlament.
Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.