Edhe Universiteti Politeknik i Tiranës ka miratuar rritjen prej 8% të pagës së pedagogëve, krahas rritjes 7% të bërë nga qeveria.
Rektori i këtij universiteti, Andrea Maliqari, përmes vendimit të firmosur sqaron se kjo rritje do të mbulohet nga të ardhurat e Universitetit.
“Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 647, vendosi për dhënien e mendimit për bordin e administrimit të universitetit, për miratimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin akademik në kufirin maksimal që përcakton VKM-ja, pra 8%”, thuhet në vendim.

Në total rritja për pedagogët arrin në 15%.
Universitetit Politeknik i Tiranës, është universiteti i katërt që miraton rritjen e pagave prej 8% për pedagogët pas atij të Mjekësisë, Tiranës dhe Sporteve.
Ndërkohë sindikata e pedagogëve mbetet e vendosur për të nisur grevën e urisë, duke i lënë afat qeverisë deri të mërkurën në orën 16:00 për të ndryshuar qëndrimin e saj.
Sipas Sandër Kovaçit, kreut të Sindikatës së Punonjësve Universitarë, rritja e pagave me 8% nga buxheti i vetë universiteteve, nuk është i mjaftueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.