Trashëgimi

UNESCO: Lufta në Ukrainë shkaktoi dëme me vlerë rreth 2.6 miliardë dollarë

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme me vlerë rreth 2.6 miliardë dollarë, në objektet e trashëgimisë dhe kulturore të vendit, sipas organit kulturor të Kombeve të Bashkuara, UNESCO.

Raporti i UNESCO-s, kushtuar kulturës dhe turizmit, i cili përfshin luftën 1-vjeçare në Ukrainë midis 24 shkurtit 2022 dhe 24 shkurtit 2023, është një vlerësim i përbashkët i kryer nga qeveria ukrainase, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

“Në 24 shkurt 2023, kostoja totale e dëmeve të shkaktuara nga aktivitetet e identifikuara ushtarake vlerësohet në 2.6 miliardë dollarë”, thuhet në raportin e UNESCO.

Më herët, UNESCO tha se kishte verifikuar dëmtimin e 207 vendeve kulturore në Ukrainë që nga pushtimi rus më 24 shkurt.

207 vendet e dëmtuara përfshijnë 88 objekte fetare, 15 muze, 76 ndërtesa me interes historik dhe ose artistik, 18 monumente dhe 10 biblioteka.

“Përfundimi ynë rezulton keq dhe mund të vazhdojë të përkeqësohet”, do të shprehej për gazetarët në një konferencë në Gjenevë drejtoresha kulturore dhe emergjencave e UNESCO-s, Krista Pikkat.

Deri më tani gjatë luftës, asnjë nga shtatë vendet e trashëgimisë botërore nuk është dëmtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë