UNESCO ka paralajmëruar se ndërtesat e goditura nga sulmet ruse në qendrën historike të Odesa kanë pësuar “dëm më të madh se sa është vlerësuar fillimisht”.
Duke folur në Kiev të hënën, Chiara Dezzi Bardeschi, prezantoi përfundimet paraprake të një misioni të fundit të UNESCO-s, ku u vizituan më shumë se 50 ndërtesa të shkatërruara të Ukrainës.
“Është e qartë se madhësia e ndikimit në qendrën historike të qytetit është më e gjerë se sa pritej fillimisht”, tha ajo.
Bardeschi zbuloi se Katedralja e Transfigurimit të Odesës, Shtëpia e Shkencëtarëve dhe Muzeu i Letërsisë në Odesa ishin ndër vendet më të goditura, duke pranuar “rëndësinë e tyre të thellë shpirtërore për njerëzit e Odesës”.
Sulmet kërcënuan “të gjithë sektorët e strukturës historike” të qytetit, shtoi ajo.
Katedralja e Shndërrimit të Odesës, nën mbrojtjen e UNESCO-s, u dëmtua rëndë pas sulmeve me raketa ruse në qytetin port jugor në korrik. Rusia ka goditur Odesën që kur u largua nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi.
UNESCO do të kërkojë “financim urgjent” për të mbështetur mbrojtjen e qendrës historike të qytetit, tani më e brishtë për shkak të sulmeve të mëparshme.
Organizata e OKB-së ka konfirmuar se të paktën 274 objekte kulturore në të gjithë Ukrainën janë dëmtuar që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.