Lajme

Unaza e Re pa energji prej 4 orësh

Një pjesë e zonës së Unazës së Re dhe “Astirit” në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike.

Ka mbi 4 orë që ka ikur energjia elekrike dhe ende nuk është mundur që të vihet në funksion rrjeti për të gjithë zonën.

OSHEE nuk ka dhënë një shpjegim për këtë mungesë të energjisë, ndërkohë që banorët thonë se shkak është bërë këputja e një kablli furnizues kryesor nga punimet që po bëhen në segmentin Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë