Menaxhim

Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për familjarët. Vendimi zgjat 11 muaj

Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar propozimin e OSHEE-së për të ulur çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë.

Në mbledhjen e sotme, bordi i ERE vendosi të ulë çmimin nga 9.5 lekë/KWh në 8.5 lekë, nga 1 shkurti 2025 në 31 dhjetor 2025.

Raportohet se çmimi i reduktuar do të prekë vetëm familjet që konsumojnë deri në 700 KWh në muaj, por detajet do të zyrtarizohen nga konferenca e mesditës e kryeministrit Edi Rama.

Për herë të parë, lajmin e pati dhënë vetë kryeministri Rama në takimet me pensionistët dhe më pas zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike do të kemi mundësi që nga 1 janari t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, deklaroi Balluku më 5 nëntor 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë