Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti të jetë i kthjellët sidomos në vijën bregdetare. Në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë fundjavës do të ketë kalime vranësirash më të theksuar në zonat malore, duke bërë që të shtunën dhe të dielën të kemi rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në ekstremin veri dhe verilindje.
Temperaturat e ajrit sot luhaten në zonat malorë 11 gradë Celsius dhe presim vlera deri në 35 apo 36 gradë Celsius. Parashikohet një rënie e lehtë e temperaturave të shtunën duke bërë që temperatura të shkojë në 34 gradë, por të dielën do të ketë një rritje duke bërë që termometri të ngjitet në 35 ose 36 gradë Celsius. Zonat që do të shënojnë temperaturat më të larta do të jetë qarku i Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës. Për sa i përket vijës bregdetare, vranësira të lehta, era do jetë pak problematike deri në 40-50 km/h.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.