Gazeta Si – Presidenti ukrainas, Vladimir Zelenski, ka ndaluar hyrjen në territorin ukrainas për 50 vitet e ardhshme të 4 pjesëtarëve rusë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO).
Me anë të një dekreti, Zelenski ka shpallur ‘non grata’ këta katër persona në Ukrainë dhe ka vendosur gjithashtu bllokimin e pronave që ata mund të kenë në këtë vend.

Mes katër të padëshiruarve është edhe ish-kampionia e madhe e kërcimit me shkop, Jelena Isinbajeva. Një nga figurat më të njohura të këtij sporti në botë. Një tjetër i padëshiruar është Shamil Tarpishev, ish-tenist dhe president i Federatës Ruse të Tenisit.
Isinbajeva dhe Tarpishev janë pjesëtarë efektivë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse Vitali Smirnov dhe Aleksander Popov, të cilët gjithashtu nuk mund të hyjnë në Ukrainë për 50 vjet, janë pjesëtarë nderi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



