Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, ajo jo vetëm që nxiti konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, por shkatërroi vendbanime dhe qytete të tëra në të gjithë vendin.
Rubizhne, një qytet në rajonin e Luhanskut, u mor nga forcat ruse në maj të vitit 2022 dhe është ende nën kontrollin e tyre. Këto imazhe satelitore janë bërë në tetor të vitit 2020 dhe në shtator të vitit 2022.
Soledari, një qytet minierash kripe në rajonin e Donjeckut, rreth 20 kilometra në verilindje të Bahmutit, u pushtua nga forcat ruse në janar të vitit 2023. Imazhet satelitore të marra atë muaj dhe në verën e vitit 2021 tregojnë transformimin nga një qytet i gjallë në një peizazh të bombarduar.
Moshçuni, një fshat në veri të Kievit, u bë fushëbeteja kryesore në javët e para të luftës. Nga 2.800 shtëpi në fshat, 2.000 prej tyre janë raportuar si të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë. Këto imazhe satelitore janë të vitit 2019 dhe marsit të vitit 2022, pasi fshati u pastrua nga forcat ruse.
Në Mariupol, shkatërrimet masive nga sulmet ajrore dhe granatimet ruse u bënë kryetituj botërorë në vitin 2022. Autoritetet ukrainase thonë se deri 90 për qind e ndërtesave në qytet janë dëmtuar ose shkatërruar.
Izjumi, në rajonin e Harkivit, u rimor nga ushtria ukrainase në shtator të vitit 2022. Vlerësohet se 80 për qind e ndërtesave në Izjum janë dëmtuar ose shkatërruar.
Pokrovske, një fshat në rajonin e Donjeckut, u pushtua nga forcat ruse në verën e vitit 2022. Fotografia e dytë satelitore tregon shkatërrimin në masë të ndërtesave të banimit dhe të vetmes shkollë në fshat që u godit gjithashtu.
Popasna, në rajonin e Luhanskut, aktualisht është e pushtuar nga forcat ruse. Imazhi i parë satelitor është bërë më 16 tetor 2021, ndërsa i dyti tregon shkatërrimin e ndërtesave të banimit si dhe katedrales së Shën Nikollës më 10 tetor 2022.
Kupjanski në rajonin e Harkivit u mor nga trupat ruse në ditët e para të pushtimit ndërsa nga forcat ukrainase në shtator. Kupjanski ende është duke u granatuar nga forcat ruse.
Bahmuti është përballur me luftime të rënda që nga korriku 2022. Fotografia satelitore tregon një lagje banimi të zaptuar nga forcat ruse në dhjetor të vitit 2022. Qyteti, në rajonin e Donjeckut, ka qenë arenë e disa prej luftimeve më të përgjakshme në Ukrainë.
Marrë nga REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.