Nga Gazeta ‘Si’- Një shpërthim masiv që la pas një re gjigante tymi goditi në orët e para të mëngjesit Engels-2, një aeroport ushtarak rus që strehon aeroplanët bombardues strategjikë bërthamorë të Rusisë .
Depot e municioneve të mbushura me raketa dhe një strukturë karburanti e aviacionit u goditën dhe u dogjën nga sulmi ukrainas, i cili la dhe dëme të tjera në një spital si pasojë e mbetjeve nga dronët që u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.
Sipas burimeve mësohet se një furnizim i ri i raketave Kh-101 kishte mbërritur në bazën ajrore me një aeroplan transporti Il-76 dhe se Ukraina kishte marrë të dhëna për këtë gjë. Në momentin e shpërthimit, tre bombardues strategjikë Tu-95MS dhe dy Tu-160 ishin në bazën ajrore Engels-2.
Një evakuim urgjent i civilëve “për arsye sigurie” thuhet se u urdhërua, si dhe mbyllja e shkollave në zonë, duke përfshirë qytetin e Saratovit.
Engels-2 është një bazë kryesore për avionët rusë Tu-95MS dhe Tu-160, dhe magazinat aty pranë besohet se ruajnë raketa vdekjeprurëse Kh-101 dhe Kh-55.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.