Është ndërtuar nga perandori romak Trajan në shekullin e 2-të për të sjellë ujë nga rajoni Harbiye i distriktit Defne të Hatayit në Antakia, ujësjellësi me një lartësi rreth 20 metra dhe një gjerësi prej 2.5 metrash, sot shërben si një urë mbi dhe nën të cilën mund të kalojnë automjetet.
Ujësjellësi historik i mbijetoi tërmetit me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş më 6 shkurt, kur u përjetua fatkeqësia e shekullit dhe tërmeti me magnitudë 6.4 ballë në Defne më 20 shkurt.
Mehmet Sağanak, i cili ka një shtëpi pranë ujësjellësit, tha se ndërtesa historike dhe shtëpitë përreth nuk janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Ujësjellësi aktualisht përdoret si urë dhe mbi të mund të kalojnë të gjitha mjetet, përveç tonazhit të rëndë.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




