Shkencë

Ujërat e zeza, metoda më e mirë për zbulimet e Covid-19

Alexandria Boehm, një profesoreshë e inxhinierisë civile në Universitetin e Stanfordit, lexoi për modelin e zakonshëm të mutacioneve në variantin Omicron në fillimet e tij. Për më shumë se një vit, Boehm dhe ekipi i saj prej 45 personash në Rrjetin Alert për Koronavirusin e Kanalizimeve, ose SCAN, kanë mbledhur dhe testuar mostra ditore të ujërave të zeza nga impiantet e përpunimit në të gjithë Kaliforninë Veriore, duke kërkuar për fragmente të Covid-19 dhe këtë bëmë edhe për Omicron.
Epidemiologjia e bazuar në ujërat e zeza është dëshmuar të jetë aq e besueshme në dhjetëra projekte pilot në të gjithë SHBA-në. SCAN ka funksionuar në heshtje prapa skenave, duke gjeneruar të dhëna për departamentet e shëndetit publik në të gjithë vendin, që nga shtatori i vitit 2020.
Për herë të parë, CDC ka publikuar të dhëna që shikojnë se si shfaqet koronavirusi në ujërat e zeza.
Testet tregojnë se ka pasur një rënie në sasinë e virusit në dy të tretat e 255 vendeve që raportojnë të dhëna për 15 ditë-shin e kaluar.

Të dhëna nga kudo në lidhje me kanalizimet
SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, është i mbështjellë në një membranë vajore. Pasi pushton trupin tonë dhe fillon të klonohet furishëm, disa nga ato kopje kalojnë në zorrët tona, ku pjesët yndyrore të virusit ngjiten në yndyrat në jashtëqitje. Më pas materiali gjenetik nga virusi derdhet në tualet në rrjedhën e ujërave të zeza, ku mund të zbulohet nga të njëjtat lloje të testeve që laboratorët përdorin për të zbuluar virusin. Ky lloj testimi është shumë i ndjeshëm. Ai mund të zbulojë praninë e virusit kur vetëm një person nga 100,000 në një zonë të caktuar është i infektuar.
Dhe për shkak se testimi i ujërave të zeza nuk varet nga njerëzit që të kuptojnë se janë të sëmurë dhe të kërkojnë një test, apo edhe të kenë simptoma fare, shpesh është paralajmërimi më i hershëm që një komunitet ka se janë përballë një vale infeksionesh. CDC vlerëson se duhen pesë deri në shtatë ditë për të analizuar mostrat.
“Për sa kohë që njerëzit përdorin një tualet që është i lidhur me një kanalizim, ne mund të marrim informacion mbi rastet në komunitet,” tha Amy Kirby, një mikrobiologe e CDC.

Provzë laboratorike që është përdorur për të marrë ujë nga kanalizimet.


Shpejtësia është thelbësore për të bërë të dobishëm testimin e ujërave të zeza. Pra, kur Boehm dëgjoi gravitetin pas sinjalizimeve të një variant të ri që u shfaq 10,000 milje larg, ajo nuk vonoi të rifillonte kërkimet.
“Gjithçka ndodhi shumë, shumë shpejt, pikërisht rreth Ditës së Falënderimeve dhe festave, që është një kohë vërtet e papërshtatshme për testime,” tha ajo.
SCAN – një partneritet midis Stanford, Emory University dhe Universitetit të Miçiganit – punoi me orë të tëra për të ndryshuar sistemin e monitorimit në një test të ri.
Boehm paralajmëroi ekipin e saj për variantin e ri. Të martën, ata shkarkuan një pjesë të vogël të sekuencave të gjeneve për variantin e ri që ishin dërguar në GISAID, një faqe interneti e përdorur nga studiues në mbarë botën për të ndarë informacione rreth koronavirusit të ri. Ata filluan të hartonin një test që mund të identifikonte disa nga ndryshimet e tij treguese, duke përfshirë aminoacidet që u fshinë nga një pjesë e zonave në proteinën e saj spike dhe shtimin e tre aminoacideve në një vend tjetër në majën e saj.
“Ne e dinim se Alpha në thelb ishte zhdukur. Kjo do të thoshte se testet duhet të ndërroheshin për të gjetur variantin e ri dhe kjo na mori kohë dy ditë. Më pas përcaktuam se në zonën ku jetonim sapo kishte nisur vala e Omicron”, shpjegoi ajo.

Kufizimet e testimit të ujërave të zeza
Testimi i ujërave të zeza është më i vështirë për t’u interpretuar dhe më pak i dobishëm në zonat ku njerëzit vijnë dhe shkojnë shpesh, si destinacionet turistike.
Është gjithashtu e vështirë të krahasohen të dhënat midis kanalizimeve, sepse zona të ndryshme përdorin metoda të ndryshme të marrjes së mostrave. Disa marrin mostra direkt nga uji me shtupa të hollë pambuku ndërsa të tjerët mbledhin dhe mostrën e jashtëqitjeve. Kanalizimet mund të jenë të madhësive shumë të ndryshme, gjë që gjithashtu komplikon krahasimet.
Së fundi, ky lloj testimi nuk mund të sinjalizojë kur një komunitet është i lirë nga virusi sepse pragu i zbulimit – sa njerëz duhet të jenë pozitivë në një zonë për t’u paraqitur në një mostër uji – nuk dihet. Për këto arsye, thotë CDC, mbikëqyrja e ujërave të zeza përdoret më së miri së bashku me mbikëqyrjen e bazuar në raste.
Për të shmangur krahasimet e drejtpërdrejta, thotë Kirby, ekspetët duhet të analizojnë cdo rast.
“Siç mund ta imagjinoni, për momentin, kjo nuk është një metrikë shumë e dobishme, sepse kudo është pozitive. Por ndërsa rastet ulen dhe ne shohim norma shumë më të ulëta, atherë do të kuptonim më mirë se si do përshtatet Covid-19 në një zonë të caktuar”,tha Kirby.
Kirby thotë se monitorimi i ujërave të zeza duhet të funksionojë edhe për shumë vite të tjera, pasi jo vetëm që mund t zbulojë incidencën aktuale të virusit por edhe mund të shikojë maktere të tjera që duhen mbajtur nën kontroll.

Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë