Gazeta Si – Promotori kryesor i MMA-së ka blerë ‘wrestling spektakël’ dhe ka themeluar një kompani të vetme, që udhëhiqet nga Ari Emanuel dhe Vince McMahon.
Njoftimi ka ardhur një ditë pas spektaklit të shumëpritur të vitit, edicionit të 39-të të ‘WrestleMania’. Era e re WWE dhe sporteve luftarake ka nisur zyrtarisht. Vince McMahon ka pranuar të bashkohet me grupin ‘Endeavor’, pronar i UFC, për të krijuar një shoqëri të re të kuotuar në bursë, emri i së cilës do të bëhet i ditur në një moment të dytë.

‘Endeavor’ do të ketë 51%, aksionerët e pranishëm në WWE 49%. Në akord shkruhet se vlera e dy kompanive kap respektivisht shifrat 12.1 dhe 9.3 miliardë dollarëVE. Që WWE ishte në shitje, ishte e bërë e ditur muaj më parë, kur Vince McMahon ishte rikthyer në kompani në janar, pas tërheqjes për shkak të disa skandaleve të korrikut të kaluar me karakter ekonomik dhe seksual.
Ishte e qartë se rikthimi i tij kishte të bënte me vlerësimin për blerës të mundshëm. Ai do të mbajë të njëjtin pozicion në kompaninë e re. Qëndrojnë në pozicionet e tyre edhe Dana White, president i UFC-së, dhe Nick Khan, Ceo i WWE, që do të drejtojë punët e wrestling. Këshilli administrativ do të ketë 11 anëtarë.
Akordi është arritur mes dy mënyrash të ndryshme për ta kuptuar sportin luftarak. WWE propozon ndeshje të paracaktuara të futura brenda një historie që u tregohet spektatorëve, UFC është dhunë e pastër mes sportistëve të arteve marciale mikse.
Megjithatë, ka një emërues të përbashkët për sa i përket përmbajtjes dhe kulturës, nuk është rastësi që figura si Ronda Rousey dhe Brock Lesnar kanë kaluar kohën e tyre në të dy kontekstet. “Është një mundësi unike, që na lejon të bashkojmë dy kompani lider në sport dhe argëtim”, – ka thënë Emanuel.
‘Endeavor’ dhe WWE kanë të ardhura të përafërta, ato e mbyllën vitin 2022 me rreth 1.3 miliardë dollarë arkëtime. ‘Endeavour’ është i pranishëm në organizimin e shumë eventeve sportive, si ‘Rodeos’ në Majemi dhe ‘Madrid Opens’ në tenis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



