Brukseli ka hartuar një protokoll për turizëm të sigurt nga ana shëndetësore këtë sezon të pazakontë.
Komisioni Europian thotë se rekomandimet janë krijuar për të ndihmuar vendet që çlirojnë gradualisht kufizimet e udhëtimit dhe lejojnë bizneset e turizmit të rihapen, duke respektuar masat e nevojshme shëndetësore.
Qëllimi është t’u ofrohet njerëzve “mundësia për të marrë pushime, të relaksohen dhe të kenë kontakt me ajrin e pastër të nevojshëm që u ka munguar për më shumë se 2 muaj”.
Njerëzit në Bashkimin Europian bëjnë 385 milion udhëtime për turizëm dhe shpenzojnë mesatarisht 190 miliardë euro në një sezon veror mes qershorit dhe gushtit.
Por ndikimi i pandemisë nënkupton një ulje të mundshme 60% -80% në prurjet ndërkombëtare, sipas Organizatës Botërore të Turizmit.
Komisioni Europian paralajmëroi se bizneset e turizmit po përballen me një “krizë akute të likuiditetit” me humbje në të ardhura prej 50% ndër hotele dhe restorante, 85% ndër operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit, 85% ndër hekurudhat në distanca të gjata dhe 85% për lundrimet dhe linjat ajrore. Rezervimet kanë rënë nga 60% deri 90%.
Komisioni tashmë ka vënë në dispozicion deri në 8 miliardë euro financim për 100,000 biznese të vogla të goditura nga kriza, me Fondin Europian të Investimeve përveç 100 miliardë eurove të “lehtësimit financiar” për të ndihmuar në lidhje me vendet e punës.
Komisioni shtoi: “Sapo të lejojë situata shëndetësore, njerëzit duhet të jenë në gjendje të takohen me miqtë dhe familjen, në vendet e BE-së ose përtej kufijve, me të gjitha masat e sigurisë dhe masave paraprake të nevojshme”.
Paketa është krijuar gjithashtu për të ndihmuar sektorin e turizmit në BE të rikuperohet nga pandemia, duke mbështetur bizneset dhe duke siguruar që Europa të vazhdojë të jetë “destinacioni numër një” për vizitorët.
Paketa përfshin një rekomandim që synon kuponat e udhëtimit si një “alternativë tërheqëse” për kthimin taksave të paguara tek konsumatorët – një nismë që linjat ajrore e kanë kritikuar si mungesë qartësie.
Komisioneri për tregun e brendshëm, Thierry Breton, tha: “Miliona NVM dhe biznese të drejtuara nga familja që punojnë në akomodim, restorante, transport pasagjerësh dhe agjensi udhëtimesh rrezikojnë falimentime dhe humbje pune – ata urgjentisht duhet të kthehen në punë.
“Ne jemi duke ndihmuar turizmin europian të rikthehet në rrugën e duhur duke qendruar i shëndetshëm dhe i sigurt.
“Sot ne propozojmë një qasje të përbashkët europiane për të menaxhuar atë që do të mbetet një sezon i vështirë i verës 2020, ndërsa përgatitemi për një eko sistem më të qëndrueshëm dhe dixhital të turizmit në të ardhmen.”
Paketa e turizmit dhe transportit gjithashtu përfshijnë:
Një strategji e përgjithshme drejt rimëkëmbjes në vitin 2020 dhe më gjerë;
Një qasje e zakonshme për të rivendosur lëvizjen e lirë dhe heqjen e kufizimeve në kufijtë e brendshëm të BE-së në një mënyrë graduale dhe të koordinuar;
Një kornizë për të mbështetur rivendosjen graduale të transportit, duke garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe personelit;
Kriteret për rivendosjen e veprimtarive të turizmit në mënyrë të sigurt dhe graduale dhe për zhvillimin e protokolleve shëndetësore për institucionet e mikpritjes siç janë hotelet.
Komisioni propozon një “qasje të hapjes bazuar në faza dhe të koordinuar” që fillon me heqjen e kufizimeve midis zonave ose vendeve me situata mjaft të ngjashme epidemiologjike për të zëvendësuar kufizimet e përgjithshme me lëvizjen e lirë.
Është vendosur një kornizë e përbashkët për rivendosjen e sigurt dhe gradualisht të veprimtarive të turizmit dhe zhvillimin e protokolleve shëndetësore për hotelet dhe format e tjera të akomodimit, “për të mbrojtur shëndetin e bujtësve dhe të punësuarve”.
Këto përfshijnë prova epidemiologjike; kapaciteti i mjaftueshëm i sistemit shëndetësor për njerëzit lokalë dhe turistët; mbikëqyrje të fuqishme dhe monitorim dhe aftësi testuese dhe gjurmim të kontaktit.
“Këto udhëzime do t’i lejojnë njerëzit të qëndrojnë në mënyrë të sigurt në hotele, vend kampingu, në shtrat ose në struktura të tjera të akomodimit për pushime, të hanë dhe të pinë në restorante, bare dhe kafene dhe të shkojnë në plazhe dhe zona të tjera për të kaluar kohën e lirë,” citon Komisionit.
Parimet e përgjithshme për rivendosjen e sigurt dhe graduale të transportit të pasagjerëve nga aeroplanët, hekurudhat, rrugët tokësore dhe ujore përshkruhen duke përfshirë nevojën për të kufizuar kontaktin midis udhëtarëve dhe punëtorëve të transportit dhe zvogëlimin e densitetit të udhëtarëve.
Udhëzimet përfshijnë gjithashtu indikacione mbi përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale siç janë maskat për fytyrën dhe protokollet adekuate në rast se pasagjerët paraqesin simptoma të koronavirusit.
Një transformim dixhital i shërbimeve të turizmit do të inkurajohet të “ofrojë më shumë zgjedhje, shpërndarje më të mirë të burimeve dhe mënyra të reja të menaxhimit të udhëtimeve dhe flukseve turistike”.
Komisioneri i transportit Adina Valean është shprehur: “Ne synojmë të krijojmë kushte të sigurta në çdo mënyrë transporti, në masën e mundshme, si për njerëzit që udhëtojnë ashtu edhe për punëtorët e transportit.
“Ndërsa rivendosim lidhjen me aktivitete ekonomike, këto udhëzime do t’u japin autoriteteve dhe palëve të interesuara një kornizë standarde.
“Prioriteti ynë është të rifillojmë sa më shpejt lëvizshmërinë, por vetëm me dispozita të qarta për sigurinë dhe shëndetin.”/Burimi:travelweekly.co.uk/ Shqip: Gazeta “Si”/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




