Për të dytën herë në historinë e Bundesliga-s pamë 8 fitore të skuadrave udhëtuese në një javë të vetme. Përjashtim bënë vetëm Augsburg dhe Freiburg që nuk shënuan në sfidën e fundit dje pasdite. Të luash në shtëpi, teorikisht ke një avantazh më shumë, por kjo nuk vlejti në javën e 24 ku 8 ndeshjet e para u fituan nga udhëtuesit. Bayern Munich përmbysi disavantazhin për një fitore të rëndësishme ndaj VfB Stuttgart 3-1 në “MHP Arena”. Pasditen e të shtunës, 5 skuadrat që luajtën në shtëpi pësuan humbjen e rradhës, përfshi RB Leipzig që u mund nga një rival për zonën e Champions League si Mainz 05 duke dorëzuar kryesimin e 60 sekondave përpara humbjes 2-1. Triumfuan gjithashtu Mönchengladbach, Hoffenheim dhe Wolfsburg që fituan ndaj Heidenheim, Bochum dhe Werder respektivisht.

Ndërsa Borussia Dortmund ishte shumë për St. Pauli-n në fitoren e arritur në “Millerntor” në shifrat 2-0. Bayer Leverkusen konfirmoi stofin e kampiones në fuqi kur mundi Eintracht Frankfurt 4-1 në “Deutsche Bank Park” për reduktimin në 8 pikë ndaj Bayern. Ndërsa të dielën Holstein Kiel u mjaftua me një gol në pj e 1-rë ndaj vendasve të Union në Berlin. Në kontekstin historik 7 fitore në udhëtim kishin ndodhur vetëm 2 herë më parë në Bundesliga. Fillimisht në raundin e 2 në sezonin 2010/11 që u pasua nga raundi i 18 në sezonin 2018/19. Ndërsa vetëm një herë më parë kishin fituar 8 skuadra udhëtuese: në raundin e 6 në sezonin 2019/20. Asnjëherë deri më sot nuk kanë fituar 9 skuadra në transfertë në një raund të vetëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




