Ellie Hamby dhe Sandy Hazelip, dy 81-vjeçare janë kthyer në shtëpi në Teksas, saktësisht 80 ditë pasi u nisën për të vizituar shtatë kontinente të botës!
“Në fakt, Sandy është ajo që hodhi idenë. Më tha: Ellie pse nuk udhëtojmë nëpër botë në 80 ditë kur të jemi 80 vjeçe?”, tregon Ellie Hamby. Kishin planifikuar ta bënin udhëtimin para një viti por pandemia ua prishi planet dhe arritën ta realizonin në moshën 81-vjeçare.
Ellie dhe Sandy janë shoqe prej 23 vitesh dhe gjithmonë kanë udhëtuar bashkë, edhe pse kurrë kaq shumë në një kohë të shkurtër.
Udhëtimi i tyre nisi në janar dhe vendqëndrimi i parë ishte Antarktida.



Tashmë janë bërë virale në TikTok ku njihen si “Gjyshjet udhëtuese të TikTok”.
Dy gjyshet shpresojnë që të kenë frymëzuar brezat e rinj që të kuptojnë se nuk janë kurrë vonë për të marrë atë që iu ofron jeta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



