Arti i rrugës është muzeu në qiell të hapur i një qyteti. Jo vetëm tërheqës për t’u parë, shpesh funksionojnë edhe si një portë për shqetësimet sociale, kulturore apo politike, të mjedisit ku shfaqet . Megjithëse, një vepër të bukur arti në një mur të qytetit, mund ta mbërthesh në foto, ta ngarkosh në Instagram dhe të vazhdosh rutinën tënde, arti më i miri i rrugës meriton të ndalesh pak çaste për të menduar domethënien e tij. Ja shtatë qytetet më të mirë të botës për të kërkuar art rruge me vetëdije.
Shën Huan, Porto Riko
Prezantuar më 2010-ën, festivali i artit të rrugës Santurve Es Ley ndez një shkëndijë në lagjen e harruar Santurce të Shën Huanit, duke e shndërruar në një destinacion të rëndësishëm arti. Por muralet që mbulojnë ndërtesat këtu nuk janë thjesht letra muri: shumë synojnë çështjet bashkëkohore dhe historike të Porto Rikos.
Bogota, Kolumbi
Jehona e vazhduesme e historisë së Kolumbisë e informon artin e rrugës së Bogotasë me vetëdije politike dhe, ngjarjet e fundit ndikojnë në mënyrën si prodhohet. Fill pas protestave mbi të shtënat fatale të policisë mbi një artist adoleshent më 2011-ën, Bogota e dekriminalizoi artin e rrugës gjerësisht, duke lejuar lulëzimin e muraleve të përpunuara.
Uilliamsburg, Nju Jork
Një lagje shpesh e përshkruar si epiqendra e trendit, Uilliamsburg pashmangshëm i tërhet turisët duke përdorur artin e rrugëve si sfond për selfie. Shihni më thellë dhe zbuloni vepra që përshkruajnë fytyrat e ndryshme të njerëzimit që përbëjnë materialin e qyteteve tona.
Stamboll, Turqi
“Stambolli është një amalgamë kulturash”, shprehet një artist vendas, Leo Lunatic. “Multikulturalizmi dhe diversiteti janë të ndërfutura në shoqërinë e Stambollit dhe mënyrën si e sheh botën. Pavarësisht gjendjes aktuale politike në rajon dhe domethënies sonë gjeopolitike, ne si artistë, zgjedhim të mbetemi kryesisht jo politikë. Artistë do të krijojnë, më së shumti, diçka që promovon paqe, duke denoncuar luftën apo duke përshëndetur lehtë preferencat politike” .
Kajro, Egjipt
Revolucioni egjiptian më 2011-ën ndezi shpërthimin e artit të rrugës ndikuar politikisht, siç Kajro nuk kish parë kurrë më parë. Shtampa, portrete të aktivistëve dhe karikaturat e figurave autoritare mbuluan sipërfaqet rreth sheshit Tahrir, veçanërisht në rrugën Mohammed Mahmoud, ku muri i Universitetit Amerikan, në Kajro, u përdor nga aktivistët si “gazetë”.
Bangkok, Tajlandë
Bangkoku u ofron vizitorëve mundësinë për të parë artin e rrugës nga një kënd i pazakontë: nga uji. Muralet e krijuara gjatë Festivalit të Arteve Urbane Bukruk shfaqen gjatë udhëtimit, në tragetin publik Chao Phraya Express, nga Tha Thien Pier drejt Urës së Mbretit Taksin.
Stavanger, Norvegji
Çdo vit, banorët dalin vullnetarë për të dhënë muret e shtëpive të tyre apo të bizneseve për artistët që marrin pjesë në festivalin e artit të rrugës Nu Art në Stavanger. Askush nuk e di se çfarë do të prodhojnë artistët, por bien dakord ta lënë veprën e artit në vend për të paktën një vit. Shpesh, rezultati është një bisedë rreth çështjeve vendase të interpretuara në hapësirë publike.
*Nga Karen Gardiner / National Geographic Travel
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.