Pas trazirave të javës së kaluar në Kapitol, Uashingtoni po përgatitet për inaugurimin e Joe Biden mes masave ekstreme të sigurisë, mbylljes së rrugëve, ngritjen e gardheve me tela dhe gjemba dhe vendosjen e 20,000 trupave.
FBI ka zbuluar se dhjetëra njerëz në listën e saj të vëzhgimit kanë tentuar të hyjnë në kryeqytet për të shkaktuar trazira gjatë inaugurimit.
Përurimi i një presidenti të ri është një ditë zakonisht ceremoniale, që ndjek zakonit dhe tradita, por duket se këtë vit gjithçka do të jetë ndryshe.
Joe Biden do të betohet si president natyrisht, por turma e pjesëmarrësve është kufizur në minimum, për shkak të Covid-19 dhe trazirave të fundit.
Donald Trump do të thyejë nga ana e tij traditën duke marrë pjesë dhe duke e bërë atë presidentin e katërt që nuk i dorëzon detyrën pasardhësit të tij
Uashingtoni po përshkruhet gjerësisht nga mediat amerikane si zonë lufte, më mijëra ushtarë dhe oficerë të Gardës Kombëtare që kanë rrethuar Capitol Hill, patrullojnë rrugët dhe kontrollojnë hyrje daljet, duke u ndaluar të gjithë personave të dyshuar hyrjen në kryeqytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.