Gazeta Si – Një pasuri rreth 2 milionë euro, e cila dyshohet se e ka burimin nga veprimtaritë kriminale i është sekuestruar Albana Muratajt, 47 vjeçe, banuese në Tiranë, bashkëshortja e Admir Muratajt që u vra në grabitjen e Rinasit rreth 3 vjet më parë.
Në njoftimin e Policisë së Tiranës, bëhet me dije se është sekuestruar 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i 47-vjeçares, Admir Murataj.
Ky i fundit mbeti i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.