Gazeta Si – SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen për 13 persona, të akuzuar për mashtrime kompjuterike dh grup të strukturuar kriminal.
Ata akuzohen se nëpërmjet “Call Center”-it “Blu Energy Call”, që e ushtronte aktivitetin në Tiranë që nga viti 2018, kanë mashtruar me qindra qytetarë gjermanë dhe të vendeve të tjera të BE.
Punonjësit e “Call Center”-it përdorin dy platformat “BrokerZ” dhe “Globalix”, për të zhvilluar aktivitetin e tyre.
Sipas dosjes hetimore, në “grackë” futeshin shtetas të huaj, gjermanë, italianë e spanjollë, të cilët kanë humbur qindra miliona euro përmes mashtrimit, duke investuar në bursa.
Nga hetimet, që kanë nisur me kërkesë të autoriteteve gjermane, ka rezultuar se ky grup është përgjegjës për mashtrimin e mijëra qytetarëve edhe në Francë dhe Greqi. Dëmi i shkaktuar nga mashtrimi përllogaritet në rreth 7 milionë euro.
Prokuroria e Posaçme, ka dërguar për gjykim 13 të pandehur, konkretisht pronarin e kompanisë “Blu Energy”, Erjon Kasmi, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal, Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal.
Sipas prokurorisë Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, janë dy personat kryesorë të aktivitetit të paligjshëm.
SPAK ka sekuestruar disa llogari bankare mes të cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Kasmit, si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.
Po kështu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë.
Gjithashtu janë vënë ne sekuestro edhe 9 apartamente, 3 garazhe, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.