Ministria e Arsimit ka bërë publike datat në të cilat do të zëvendësohen katër ditë të humbura mësimi përgjatë këtij viti shkollor. Sipas njoftimit, datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.
Kujtojmë se ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq në janar. Po ashtu, së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.
Arsyeja ishte kursimi i energjisë elektrike, ne kushtet kur gjithë bota dhe vendi po përballet me rritje te çmimit te energjisë.
NJOFTIMI
Bashkëlidhur gjeni shkresën e DPAP-së me nr.494 prot., dhe shkresën e MAS me nr. 1989/1 prot., ku miratohen datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit në institucionet arsimore parauniversitare.
Datat janë: 02.04.2022
30.04.2022
14.05.2022
28.05.2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


