Bota

U shpall “non grata” nga Izraeli / Shefi i OKB-së dënon sulmin iranian mbi Tel Aviv

Shefi i OKB-së thotë se ai ‘dënon fuqishëm’ sulmin e Iranit mbi Izraelin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po mbantë një deklaratë në një takim të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork kur foli për sulmin e Iranit drejt Izraelit.

Më herët gjatë ditës së sotme, atij iu ndalua hyrja në Izrael pasi vendi e akuzoi atë se kishte një paragjykim anti-izraelit, sepse ai nuk iu referua Iranit në një deklaratë për konfliktin e vazhdueshëm dje.

Guterres i tha sot këshillit se ai “dënon fuqishëm” sulmin iranian ndaj Izraelit dhe kjo duhet të ishte “e qartë” nga deklarata e tij e mëparshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë