Lajme

‘U shkel e drejta për informim’/ Kushtetuesja jep vendimin për Skavicën, kërkon përfshirjen e banorëve në diskutim

Nga Gazeta ‘Si’-Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar një seancë gjyqësore për 6 orë e 30 minua, pasi tre organizata kërkuan shfuqizimin e ligjit dhe vendimin qeveritar, që i hapin rrugën ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës në Kukës.

Kushtetuesja pasi ka marrë parasysh kërkesën, ka deklaruar se duke qenë se projekti është në fazën fillestare dhe jo në atë ndërtimit, nuk mund të ketë shfuqizim të këtij vendimi. Ajo vlerësoi se kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore. 

Duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë