Sport

U rrëzua, u ngrit, fitoi – Pogacar, një “përbindësh” në Siena

I jashtëzakonshëm Tadej Pogacar! Kampioni i Botës u rrëzua 49 km nga fundi, u ngrit, ndërroi bicikletën, parakaloi Pidcock në “Colle Pinzuto” dhe arriti fitoren e tretë në “Torre del Mangia” duke barazuar rekordin e Fabian Cancellara-s. Fitorja e 15 sezonale për skuadrën “Emiratet e Bashkuara Arabe” që festoi edhe me Wellens në vendin e 3. Çiklisti slloven u bë i pari që fiton në Siena me fanellën e Kampionit të Botës. I pari që fiton dy gara rradhazi nën “Torre del Mangia”. I pari që barazoi Fabian Cancellara-n për sukseset në Toskanë (3). Tadej Pogacar shkruajti një tjetër faqe në karrierë pas fitores sieneze, por krahasuar me vitet 2022 dhe 2024, këtë herë Tadej duhej të djersinte më shumë. 

Rrëzimi i Tadej Pogacar

Përvec rivalit nga Tom Pidcock (i dyti në përfundim), Pogacar iu desh të linte pas edhe një rrëzim që mund ta kishte nxjerrë nga gara, 49 km nga fundi i saj. Mirëpo rrëzimi ishte më i dobët se slloveni që pasi ndërroi bicikletën, nisi sulmin final në majën “Colle Pinzuto”. Fitorja e 15 për skuadrën dhe e 92 në karrierën e Tadej që nga edicioni i ardhshëm do të ketë shenjën dedikuar atij  (si Cancellara) në Monte Sante Marie. Në shkallën më të ulët të podiumit, një tjetër çiklist nga skuadra “Emiratet e Bashkuara Arabe, Tim Wellens. I cili fitoi sfidën me trion Ben Healy, Pello Bilbao e Magnus Cort.

Sulmi dhe parakalimi ndaj Pidcock

Këta ishin 10 pilotët e parë në klasifikim
1) POGACAR (UAE) – 5h13’59”
2) PIDCOCK (Q36.5) – +1’24”
3) WELLENS (UAE) – +2’12”
4) HEALY (EF) – +3’23”
5) PELLO BILBAO (BAHRAIN) – +4’20”
6) CORT (UNOX) – +4’26”
7) VERMEERSCH (ALPECIN) – +4’29”
8) VALGREN (EF) – +4’37”
9) VAN EETVELT (LOTTO) – +4’47”
10) ADRIÀ (BORA) – +5’06”

Fitorja e 3 e Pogacar në Strade Bianche të Siena-s

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë