Pas 6 ditësh në spital, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi. Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten.
Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën.
44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç. Prej 5 vitesh ajo bashkëjetonte me 34-vjeçarin Kolë Manaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, paraditen e 18 shkurtit 2025. Sipas burimeve, dyshohet se ishin zënkat e njëpasnjëshme të çiftit, që përshkallëzuan në aktin kriminal.
Anila Ndoka është nënë e 3 fëmijëve nga martesa e mëparshme, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç, ndërsa bashkëjetesën me 34 vjeçarin e kishte nisur 5 vite më parë.
Të paktën siç është raportuar deri më tani, e ndjera vendosi t’i japë fund bashkëjetesës me partnerin 10 vite më të ri. Ishte pikërisht ky vendim që u pasua me një “mospranim” nga ana e Kolë Manajt, i cili para ngjarjes tragjike, inskenoi vetëvrasjen e tij.
Pas këtyre episodeve, ai kërkoi një takim me Anilën për t’u sqaruar. Takim që përfundoi me shkrehjen dy herë të armës brenda automjetit të 44-vjeçares, disa metra larg vendit ku ajo punonte si punonjëse sociale në një qendër komunitare të Bashkisë Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.