Pasi u procedua penalisht për shkak të bllokimit të bërë me mbylljen e shkollave ku ishin ngritur Qendrat e Votimit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e ka cilësuar procedimin si vendim politik nga ana e kryeministrit Edi Rama.
“Për ne sot nuk është një ditë aspak e lehtë. Sot është rikthyer diktatura, më kanë kërcënuar. Është një vendim politik, me urdhër të kryeministrit.
Të gjithë shkelësit do të ndiqen penalisht”, tha ndër të tjera Ademi.
Ajo si kryebashkiake e Shkodrës deklaron se thjesht po zbatohet dekretit i presidentit Ilir Meta.
“Ne si bashki thjesht kemi zbatuar dekretin e presidentit Meta. Unë kam vepruar vetëm në bazë të ligjit”, u shpreh Ademi.
Ademi ndër të tjera bën thirrje për të mos rënë pre e provokimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


