Trashëgimi

U ndërtua gjatë Luftës së II Botërore, bunkeri i Musolinit hapet për turistët në Romë

Qershor, 1940, Italia hyn në Luftën e Dytë Botërore dhe diktatori fashist Benito Musolini fillon menjëherë të ndërtojë bunkerë për sulmin ajror në Villa Torlonia, rezidenca e tij e madhe në Romë që nga viti 1929.

Në total, fashistët ndërtuan 3 struktura nëntokësore për të mbrojtur Musolinin dhe familjen e tij. E para, në vitin 1940, ishte një përshtatje e një bodrumi të vjetër në mjediset e Villa Torlonia.

Një vit më vonë, një strehë e sulmeve ajrore u ndërtua në bodrumin e Casino Nobile, një nga ndërtesat në mjediset e vilës. Dhomat e saj ishin të veshura me 120 centimetra betonarme dhe kishin dyer kundër gazit dhe një sistem pastrimi të ajrit. Ndërkohë, ndërsa lufta përparonte, Musolini planifikoi një bunker të blinduar, të vendosur nën tokë përballë Casino Nobile.

E vendosur gjashtë metra nën tokë, ajo u ndërtua me korridore 15 metra të gjata dhe 2.5 metra të gjera, të përforcuara me beton katër metra të trashë. Ndërtimi filloi në Dhjetor 1942 dhe bunkeri mbeti i papërfunduar kur diktatori u arrestua më 25 Korrik 1943. Bunkeri u hap për herë të parë për publikun në vitin 2006, por u mbyll 2 vjet më vonë, përpara se t’i nënshtrohej hapjeve të përkohshme në vitet e ardhshme.

Pas mbylljes së tij të fundit në 2021, ajo tashmë është rihapur për turistët. Bunkeri tani përfshin një ekspozitë multimediale për Romën gjatë Luftës së Dytë Botërore, sisteme të sulmeve ajrore për civilët dhe serinë e 51 bombardimeve të aleatëve që goditën qytetin midis Korrikut 1943 dhe Majit 1944. Vizita e plotë në këtë bunker zgjat 50 minuta dhe ështëe aksesueshme nga e premtja deri të dielën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë