Lajme

U mbyll nga koronavirusi, Ambasada gjermane rihap zyrën e vizave

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të rihapë zyrën e vizave duke filluar nga dita e hënë, datë 27 korrik.

“Takimet e konfirmuara mund të mbahen. Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri”, sqaron Ambasada përmes një njoftimi të shkurtër.

Ambasada njoftoi më 20 korrik mbylljen pa afat të kësaj zyre për shkak të prekjes nga koronavirusi, pa dhënë më shumë detaje.

Për rastet urgjente konsullore, Ambasada Gjermane vendosi në dispozicion numrin e shërbimit të gatshëm, 068 202 9109 dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve duke sqaruar se përmes këtij numri nuk mund të marrnin informacione rreth datave të aplikimit, apo procedurave për vizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë