Drejtësia

U lirua nga burgu pas amnistisë, SPAK ankimon dënimin e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj

Gazeta Si- SPAK ka ankimuar në Apelin e GJKKO-s dënimin me dy vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg.

Por ky dënim dukët se nuk e ka kënaqur SPAK ku ka kërkuar në apel që Frrokaj të dënohet me 4 vite burg. Vetëm disa javë më parë Fran Frrokaj u lirua nga qelia pasi përfitoi nga amnistia.

Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te 'Rana e Hedhun’.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.

Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë