Drejtësia

U kap me 522 mijë euro të padeklaruara në autobus, lirohet pronari i agjencisë

Gazeta Si – Rreth dy muaj pas arrestimit, Elidon Çela, pronari i agjencisë “Buon Aventura” në autobusin e të cilit u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara, është lënë i lirë.

Gjykata e Durrësit bëri me dije se Çela është liruar me ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Apelit në Durrës.

Ka qenë prokurorja Anita Jella, ajo që ka kërkuar lirinë e Elidon Çelës, me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit.

Autobusi u ndalua për kontroll më 21 tetor 2022, në tentativë për të futur shumën e parave në vendin tonë.

32-vjeçari deklaroi se paratë ishin kursime të familjes në Itali dhe se po i sillte në Shqipëri për t’i investuar në bujqësi.

Në autobusin me udhëtarë, pronë e tij, u gjenden 516 mije euro të fshehura ne pjesën e tavanit të mjetit.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani transporti akuzohet nga organet ligjzbatuese.

Ajo është hetuar edhe herë të tjera për të njëjtën shkelje si dhe kontrabandë mallrash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë