Drejtësia

U filmuan duke folur për blerje votash, GJKKO dënon për korrupsion Kristo Agalliun e Agron Durajn

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve.

Kristo Agalliu, i cili asokohe njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë, ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Ai u identifikua nga Policia e Tiranës, pas një videoje të publikuar në mediat sociale, ku dukej shtetasi Agron Duraj, i cili bënte negociata për të shitur votën.

Pas identifikimit, Duraj u procedua në gjendje të lirë nga policia, teksa dëgjohet të kërkojë 10 mijë Lekë në këmbim të 4 votave, në zonën e  Kuçovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë