Lajme

U emërua drejtor burgu në Vlorë, Egon Velaj dënohet për shpërdorim detyre

Vetëm pak ditë pasi u emërua si drejtues i paraburgimit në Vlorë, Egon Velaj është dënuar me 6 muaj burg dhe një vit heqje të ushtrimit të funksioneve publike nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë vitit 2017-2018, koha kur ka qenë drejtor i ALUIZN-it në Vlorë.
Trupa gjykuese me prokuror Anton Pali dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj vendosi që dënimi i Velajt të konvertohej në 6 muaj shërbim prove.
Velaj ka përfituar nga ligji 59 i kodit penal për burg me kusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë