Drejtësia

U dënua me 2 vjet burg, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla fiton statusin e azilantit politik në Itali

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka fituar statusin e azilantit politik në Itali.

Vendimi për dhënien e statusit është marrë nga Gjykata e Romës.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, është i dënuar në mungesë me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Sipas tij,  kërkesa e Llallës për azil është miratuar nga Gjykata e Apelit të Romës.

Në verdiktin e saj, pala italiane ka ngritur dyshime mbi bazueshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Duke iu referuar problemeve shëndetësore të Llallës dhe dënimit me burg ndaj tij, Apelit i Romës, ka nënvizuar se legjislacioni shqiptar për raste të tilla nuk mund të aplikojë dënimin me burgim.

Adriatik Llalla u fajësua në Shqipëri për “fshehje, deklarim të rremë të pasurisë”. Ai i shpëtoi burgut, pasi u largua nga vendi pak ditë para se dënimi i tij me 2 vite burg të merrte formë të prerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë