Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin, duke i shpallur të pafajshëm ish-trajnerin e kombëtares së femrave Armir Grima, ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa dhe ish-portierin e Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi.
Këta shtetas dyshoheshin si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”, por sot gjykata vendosi në favor të tyre.
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë pafajësinë për tre të arrestuarit, ndërkohë që në gusht të këtij viti, çështja u transferua nga Krimet e Rënda te Gjykata e Shkalles së Parë në Shkodër për moskompetencë.
Këta tre persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtarë të grupit “Bajri”, të dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.