Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest me burg” shtetasin iranian, Bijon Poolandrag.
Ai u arrestua dy ditë më parë në Tiranë. Iraniani u denoncua nga ana e një vajze, pasi ndërhynte në sistemet kompjuterike.
Poolandrag akuzohet për “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.
Mësohet se Bijon Poolandrag prej një viti jeton në Tiranë, ndërsa po hetohet nga Prokuroria edhe për veprimtari të tjera të paligjshme.
Iraniani ka thënë në gjyq se ka ikur nga Irani, sepse i rrezikohej jeta.
“Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për jetën. Jetoj me 300 euro në muaj, që marr si asistencë nga një organizatë iraniane”, ka deklaruar ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



