Lajme

U arratis nga burgu në Itali, arrestohet shqiptari Ervis Markja

Policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin Ervis Markja, i cili u arratis para gjashtë muajsh nga burgu i sigurisë së lartë në Itali.

Shqiptari i cili vuante dënimin në burgun e Carinolas është arrestuar dje në Napoli nga Policia.

Sipas mediave italiane, Ervis Markja u arrestua natën duke u gdhirë 26 janari në Napoli në një lokal, ku e fejuara e tij po festonte ditëlindjen. Pas arrestimit është shoqëruar në burgun e Napoli-Poggioreale.

Më 26 maj të vitit 2019 ai u arratis bashkë me një tjetër shqiptar, Adriatik Gegën duke prerë hekurat e qelisë dhe duke u zvarritur në mure me litarë si çarçafë.

Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje shtëpish. Ndërsa, Ervis Markja u arrestua në Janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë pasi kishin sulmuar një makinë policie dhe kishin ofenduar punonjësin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë