80-vjeçari i identifikuar si Dud Çaça ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40, në Synej të Kavajës.
Në momentin e aksidentit i moshuari, ishte duke ecur anës rrugës, kur u përplas nga një motor që drejtohej nga 36-vjeçari Durim Tatani.
Të dy personat kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar menjëherë drejt spitali të Durrësit, e më pas drejt Tiranës.
Si pasojë e plagëve të marra 80-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak.
Sipas informacioneve 36-vjeçari është ndaluar me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




