Lexo me "Si"

Tutankhamuni / Faraoni ‘i çuditshëm’ që ndryshoi historinë e Egjiptit

Nga Gazeta “SI”- Tutankhamuni, i njohur ndryshe si “Mbreti Tut”, u ngjit në fron rreth vitit 1332 para Krishtit. Meqenëse ishte shumë i ri, mbreti djalosh mbështetej shumë te këshilltarët e tij.

Një nga veprimet e tij të para ishte ndryshimi i emrit nga Tutankhaten në Tutankhamun, duke hequr referencën ndaj “Atenit”, perëndisë që simbolizonte revolucionin fetar të babait të tij, Akhenatenit, dhe duke e zëvendësuar atë me “Amun”, perëndinë e njohur si mbreti i perëndive. Ky ndryshim tregonte kthimin e Egjiptit drejt besimeve tradicionale politeiste.

Rreth vitit 1341 Para Krishtit, gjatë mbretërimit Akhenaten, u lind një fëmijë mbretëror që u quajt Tutankhaten “imazhi i gjallë i perëndisë Aten”.

Disa studiues besojnë se nëna e djalit ishte gruaja kryesore e Akhenatenit, Nefertiti, ndërsa të tjerë janë të bindur se nëna e tij qe një nga gratë e tij të dyta, e quajtur Kija.

Por ndërkohë nuk është e sigurtë edhe që Akhenateni të ishte babai i Tutankhamunit. Ka mundësi që babai i Tutit të ishte faraoni Smenkhkara, sundimtari që hipi menjëherë në fron përpara Tutankhamunit dhe pas vdekjes së Akhenatenit.

Analizat e ADN-së mbi disa mumiet që gjenden në Luginën e Mbretërve, se tregojnë se babai i Tutit është personi i varrosur në varrin KV55, dhe nëna e tij është varrosur në perëndim të luginës në varrin KV35, por identitetet e këtyre mumjeve mbeten të panjohura.

Tutankhamuni gjithashtu dënoi veprimet e babait të tij në një stelë në Karnak, pranë Luksorit të sotëm, duke theksuar se revolucioni fetar i Akhenatenit kishte shkaktuar që perënditë të injoronin Egjiptin.

Stelat përshkruante shkatërrimin e tempujve dhe faltoreve, një akt që ndihmoi Tutankhamunin të konsolidojë pushtetin e tij.

Mbreti Tut u martua me gjysmëmotrën e tij, Mbretëreshën Ankhesenamun. Çifti pati vajza binjake që lindën të vdekura, dhe nuk la trashëgimtar të fronit.

Studimet mbi eshtrat e Tutankhamunit tregojnë se ai ishte 1.67 metra i gjatë dhe vuante nga sëmundje të ndryshme, përfshirë malarien dhe sëmundjen Kohler, një çrregullim i rrallë i kockave.

Ai kishte një strukturë fizikë të pazakontë, me vithe fëmerore dhe gjoks të zmadhuar. Arkeologët gjetën bastunë në varrin e tij, që sugjeronin vështirësi në ecje.

Analizat tregojnë se mbreti ishte fizikisht i brishtë, me çalim, gjoks të zmadhuar dhe dhëmbë të mëdhenj, por ai ishte mjaft aktiv, duke marrë pjesë në gjueti dhe aktivitete të tjera.

Vdekja e hershme

Tutankhamuni vdiq rreth vitit 1323 para Krishtit, në moshën 18 vjeç. Arsyeja e vdekjes mbetet e diskutueshme, por hipotezat përfshijnë një kombinim të malaries dhe një kocke të thyer, ndoshta si pasojë e një aksidenti gjatë gjuetisë. Varri i tij, i përfunduar me nxitim, sugjeron se vdekja e papritur pengoi përgatitjen e një varri më madhështor.

Tutankhamuni u varros në Luginën e Mbretërve, pranë Luksorit. Varri i tij, i zbuluar nga Hoëard Carter më 1922, përmbante një thesar të pabesueshëm: dy shëmbëlltyra të mbretit, divane të prarura, kamë, hekuri prej meteoriti dhe fronin e artë të mbretit.

Midis gjetjeve ishte edhe mumja e vetë Tutankhamunit, e mumifikuar në një mënyrë të pazakontë për të treguar lidhjen e tij me Osirisin, perëndinë e botës së përtejme.

Thesari më i famshëm i varrit mbetet maska e funeraleve, e bërë prej ari, gurë të çmuar dhe xham, e cila peshon 10.2 kilogramë.

Rrëshirat dhe vajrat e përdorur për mumifikimin e tij i dhanë lëkurës ngjyrë të zezë dhe theksuan elemente të veçanta rituale, si pozicionin e penisit në 90 gradë dhe heqjen e zemrës.

Zbulimi i varrit të Tutankhamunit shënoi fillimin e mitit të “mallkimit të mumjes”. Pak muaj pas gërmimeve, George Herbert, Konti i Carnarvon që financoi ekspeditën, vdiq, duke nxitur spekulime se hapja e varrit kishte shkaktuar një mallkim. Megjithatë, studimet moderne nuk kanë gjetur prova që mbështesin këtë legjendë.

Burimi: “Live Science”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë