Ngjarje

Turqit luten në Hagia Sofia për herë të parë në 86 vjet

Besimtarët myslimanë janë lutur për herë të parë pas 86 vitesh në muzeun ikonik të Hagia Sofias, pas rikthimit të ish-kishës bizantine në një xhami në fillim të këtij muaji.

Lutjet e së Premtes u mbajtën dy javë pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli të hapur monumentin gati 1.500-vjeçar për adhuruesit mysliman pasi një gjykatë e lartë vendosi se shndërrimin e ndërtesës në muze nga Ataturku, babai modern i Turqisë në mesin e viteve 1930 ishte i paligjshëm.

Erdogan, i shoqëruar nga ministrat të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë, iu bashkua qindra adhuruesve brenda Haga Sofia ndërsa turma të mëdha besimtarësh u mblodhën jashtë.

Objekti i ruajtur nga UNESCO-s u ndërtua si një katedrale gjatë sundimit të perandorit bizantin Justiniani I në vitin 537 por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës në vitin 1453. Megjithatë, ajo u kthye në muze nga autoritetet post-otomane nën udhëheqjen moderne të Mustafa Kemal Ataturk.

Por duke i vënë shkelmin trashëgimisë së tij, Erdogan tha vitin e kaluar se kishte qenë një “gabim shumë i madh” ta shndërronte në një muze.

Kritikët megjithatë akuzojnë Erdoganin, i cili ka qenë në pushtet për 17 vjet, se po mundohte të joshë nacionalistët, pas rënies së mbështetjes së tij për shkak të krizës globale të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Duke u ngritur mbi horizontin e Stambollit, kupolat e mrekullueshme të Haga Sofias të ofrojnë pamjen e detit. Ajo është gjithashtu një nga atraksionet më të njohura turistike të Turqisë, me 3.7 milion vizitorë në vitin 2019.

Gazetarët që po raportonin nga Stambolli, tha se e premtja ishte “një ditë shumë e madhe” në kryeqytetin ekonomik të Turqisë.

Në sheshin e gjerë jashtë Hagia Sofias, autoritetet krijuan zona të ndara për burrat dhe gratë për t’u lutur të premten, ndërsa më shumë se 700 personel shëndetësor, 101 ambulanca dhe një helikopteri në dispozicion.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya u kërkoi njerëzve që të sillnin katër sende, “maska, dyshekë lutjeje, durim dhe mirëkuptim”.

Turqia u zotua të mbajë Hagia Sofia, dyshemeja e së cilës ka qenë e mbuluar me një qilim, të hapur për turistët dhe të mirëpresë ata të të gjitha besimeve. Tani hyrja do të jetë falas, ndërsa mozaikët e e Virgjëreshës Mari, Jezusit dhe simbolet e tjera të krishtera do të mbulohen nga perdet në kohën e lutjes.

Recitimi i Kuranit të shenjtë do të vazhdojë për 24 orët e ardhshme dhe një pikë referimi do të qëndrojë i hapur brenda natës, sipas raporteve të mediave shtetërore. Të pesë lutjet tani e tutje do të mbahen çdo ditë në xhami.

“Ne po realizojmë dëshirës sonë të 86 viteve,” tha një burrë, Sait Colak, duke iu referuar gati nëntë dekadave që kur Hagia Sophia u shpall muze dhe pushoi së qeni një vend adhurimi.

Aynur Saatci, një adhuruese tjetër, tha që ajo ishte me pushime në qytetin lindor të Erzurumit, por vendosi të shkurtojë pushimet e saj për të lutet në Haga Sofia.

“Unë menjëherë ndërpreva pushimet dhe u ktheva në Stamboll,” tha Saatci. “Jam shumë e emocionuar”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia dhe udhëheqës të ndryshëm të kishave shprehën shqetësimin për ndryshimin e statusit të muzeut bizantin, ndërsa Greqia fqinje e quajtur këtë veprim “një provokim të hapur për botën e civilizuar”.

Agjensia kulturore e OKB-SË, UNESCO, shprehu keqardhje të thellë për vendimin e Turqisë, e cili “u mor pa dialog paraprak”.

Erdogan insistoi, megjithatë, ishte “e drejta historike dhe sovrane e Turqisë”. Analistët thonë se ky është një moment shumë historik për Turqinë, veçanërisht elektoratin konservatorë pro-Islamik që kanë dashur prej kohësh të luten brenda Haga Sofias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë