Lajme

Turqia, trajtim falas për 100 pacientë në vit, për ndërhyrje të vështira

Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Ankara është nënshkruar edhe marrëveshja ndërmjet qeverisë së  Turqisë dhe asaj të Shqipërisë  për bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë.

Marrëveshja e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Dr.Fahrettin Koca, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, ka për qëllim të mbështesë dhe përmirësojë shkëmbimin e njohurive, përvojës, shërbimeve dhe teknologjisë midis dy vendeve, për të forcuar sistemet dhe politikat shëndetësore, përmes praktikave të përparuara akademike dhe shkencore.

Në marrëveshjen e rinovuar parashikohet gjithashtu se, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë