Lajme

Turqia heq të gjitha kufizimet e Covid-19

Gazeta Si – Turqia ka hequr të gjitha masat Covid-19 për udhëtimet drejt saj prej 1 qershorit 2022. Paraqitja e një testimi apo arsyeja e udhëtimit nuk do të jenë më pengesë për lëvizjen e lirë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.

Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.

Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë