Mendim

Turqia dhe Polonia, polet e kundërta që po “tërheqin” njëra-tjetrën

“Një patriot i vendit të tij dhe Evropës”. Kështu u përshkova pasi u nderova me ccminin e Ambasadorit të Europës së Re në Qendrën Evropiane të Solidaritetit në Poloni. Libri im mbi Turqinë ishte arsyeja pse isha atje. Është pjesërisht një tregim personal i autoritarizmit që ka gjunëzuar njerëzit si unë, të cilët janë në shumicën e rasteve të pafuqishëm për të ndryshuar realialitetin. Kjo është arsyeja përse këto fjalë ishin kaq kuptimplotë për mua, edhe pse para disa ditësh isha shpallur si tradhtar në vendin tim.

Qendra Europiane e Solidaritetit ndodhet nëpër lagjet e vjetra të qytetit te Gdańskit, ku është rritur, një nga personalitet më të njohura të çmimit Nobel dhe gjithashtu një nga presidentët më të nderuar polak Lech Ëałęsa. Ai ndryshoi vendin e tij nga një komb i perdes së hekurt në një vend të lirë. Ekspozita e qendrës, ndoshta ndoshta muzeumi më i mirë në Evropë, tregon historinë e gjatë të këtij ndryshimi dramatik historik ku mund të kujtoni se si filloi revolucioni dhe si përfundoi në një mënyrë tepër fatkeqe.

Duke u enduar nëpër muzeun, mund të shohësh se Lëvizja e Solidaritetit filloi në vitin 1980, po atë vit vendi im, Turqia, po kalonte përmes grushtit më të ashpër ushtarak. E njoh emrin e këtij qyteti që nga fëmijëria, pasi shtypi konservator turk ishte duke e publikuar grevën 40-ditore të Polonisë si një paralajmërim për turqit se socializmi ishte një gjë e tmerrshme. Është një kthesë e ligë e historisë, por të dyja vendet janë duke përjetuar tanimë të njëjtin fat:  Po udhëhiqen nga populistët e djathtë.

Presidenti polak Andrzej Duda dhe lideri turk

Ndoshta kjo është arsyeja pse libri im u bë popullor në Poloni dhe sigurisht edhe arsyeja pse jam duke marrë një çmim. Libri tregon se si u shkatërrua hap pas hapi demorkracia në Turqi, duke lënë të nënkuptohet se vendet evropiane që po shohin ngritjen e valës së populizmit të djathtë mund të kënë të njëjtin fat. Ata që drejtojnë Qendrën Europiane të Solidaritetit dhe ata që mbrojnë gjithë historinë e revolucionit polak, mund ta kenë parandjerë prej kohësh këtë ankth. Ata janë personat non grata të qeverisë populiste në Poloni. Drejtori i muzeut, Jacek Kołtan, më tha se mbështetësit e qeverisë e quajnë muzeun Qendrën e Solidaritetit të Homoseksualëve.

Historia nuk është përmbledhja e përgjithshme e ngjarjeve të kaluara, por ajo që ne kujtojmë kolektivisht dhe ngjarjet që kanë dominuar gjatë jetës sonë. Askush nuk e mban mend saktësisht si kanë rrjedhur ngjarjet, por mjafton një tregimtar që u thotë njerëzve ato që duan të dëgjojnë që ne të hedhin bazat e kujtesës kolektive. Në të njëjtën mënyrë edhe lajmet e rreme dhe Qendra e Solidaritetit të Homoseksualëve, shërbejnë për të njëjtin qëllim: manipulimin e historisë.

Ndërtesa duket si një anije e ndryshkur, por dikur përfytyrohej si një thesar që kishte dalë papritur në breg, në të njëjtën mënyrë si lëvizja e Solidaritetit. Më tej, ndodhhet ish-qendra e Shëndetit dhe Sigurisë në vendin e punës, ku të gjithë punëtorët mblidheshin për të marrë vendime për grevën e tyre. Sot, sindikatat mblidhen ende për të pasur biseda të apasionuara por të dëshpëruara për situatën aktuale politike. Unë jam i sigurt se ata kujtojnë ditët kur punëtorët mendonin se revolucioni u takonte atyre, pasi në fund të fundit, ishin pikërisht ata e filluan.  Por pas dekadave të tëra të privatizimit gjithëpërfshirës dhe zgjerimit të zbrazëtirave midis klasave sociale, ata mund të kenë harruar se dikur klasa e mesme e arsimuar dhe klasa punëtore u bashkuan për të rrëzur qeverinë.

“Disa ende besojnë në solidaritetin polak - thotë Magda, prezantuesja e konferencës- por kanë harrruar si të luftojnë për të”.

Ashtu si Turqia, edhe Polonia është duke u përpjekur të kujtojë të gjithë historinë e saj por tani po vuan nga tregimet paralizuese të lëvizjes populiste.

Këto nuk janë raste të izoluara; është një lëvizje globale që fuqizohet duke synuar njerëzit që janë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike për të krijuar një shoqëri ku askush nuk mund të mendojë apo të kujtojë më. Polakët e tronditur bëjnë të njëjtën pyetje si çdo turk në Evropë:"A ka ka shpresë?"

Ece Temelkuran

Turqia

Kombi që themeloi Qemal Ataturkut, i cili besonte gjerësisht në nocionet progresive si ndarja e xhamisë dhe shtetit, u shua formalisht. Ai mori fund që pas referendumit  Presidentit Erdogan për t’i dhënë vetës kompetenca gjithëpërfshirëse deri në fund të jetës, duke i dhënë fund ksperimentit laik dhe demokratik të Turqisë.

Turqia mori këtë rrugë në momentin që Erdogan filloi ngjitjen e tij në shkallët e pushtetit dhe kur shoqëria civile dhe politike turke zbuloi se nuk kishte “antitrupa”  të nevojshëm për t'i rezistuar një myslimani si ai.

Ngritja e Erdogan do të shkaktojë pasoja të rënda për të gjitha për vitet që do të vijnë. Por të paktën tërmeti ka ndodhur jashtë kufijve politikë të BE-së.  Disa njerëz të shquar kanë bërë fushatë për shumë vite për t’u siguruar se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Janë pikërisht ata që në këto momente duhet të pyesin veten për mënyrën sesi kanë ushtruar pushtetit e tyre ndërkombëtar gjatë viteve të fundit.

Polonia

Polonia, pavarësisht nga suksesi ekonomik brenda BE-së, është përfshire në disa konflikte me udhëheqësit evropiane. Qeveria aktuale polake ka frenuar fjalën e lirë, ka reduktuar autoritetin gjyqësor dhe ka imponuar interpretimin nacionalist të historisë. Përveç ligjit të Holokaustit, ka pasur një ndryshim në konceptimin e Muzeut të ri të Luftës së Dytë Botërore

Nga ana tjetër, betejat në lidhje me reformën gjyqësore ka vënë Poloninë kundër Këshillit Evropian dhe presidentit të saj, Donald Tusk, duke nxjerrë në pah pikëpamjet e ndryshme të dy gjysmave të Evropës. Sipas partisë qeveritare “Ligji dhe Drejtësia” e cila erdhi erdhi në pushtet me një mandat masiv për të zbatuar politikat tradicionale, konservatore, populiste për të cilat u zgjodh, sistemi gjyqësor që trashëgoi ishte i infektuar me gjyqtarë të majtë komunistë, të cilët kishin bllokuar axhendën partisë në pushtet.

Andrzej Duda dhe Donald Tusk

Sipas sistemit të vjetër polak, një panel gjyqtarësh propozon të gjithë emrat e gjyqtarë të ardhshëm, por qeveria miratoi një legjislacionin për të hequr këtë funksion nga dega legjislative, i cili është i ngjashëm me procesin në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të Evropës Perëndimore. Ai u shoqërua me masa shtesë që i jepnin partisë në pushtet aftësinë për të përzgjedhur gjyqtarë të caktuar në Gjykatën e Lartë, në përpjekje për ta “pastruar” nga e kaluara komuniste.

Ky vendim është pritur me një sërë shpërthimesh brenda BE-së, e cila vendosi sanksione ligjore kundër Varshavës. Polonia ka bërë disa lëshime nën kërcënimin e reduktimeve të buxhetit të BE, por lufta vazhdon.

Burimet: "The Guardian", "Washington Post"




Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë