Media Galeri

Turne në studion e ‘Game of Thrones’

Nga tokat e ngrira “Përtej murit” te “Dhoma e Fronit” e shkatërruar, një turne i ri në studio “Game of Thrones” i çon fansat prapa skenave të serialit televiziv hit.

Vendosur në Linen Mill Studios në Banbridge, Irlanda e Veriut, një nga disa vende ku u filmua seriali, studio hap botën e Westeros për publikun me një sërë kostumesh, materialesh dhe pjesë të tjera nga seriali.

Artikujt përfshijnë shpatën e personazhit Jon Snow ‘Longclaw’ dhe fustanin që motra e tij Sansa veshi për martesën e saj me Joffrey.

“Fansat thjesht do të jenë të kënaqur me një turne në studio, sepse gjithçka që ata shohin këtu është përdorur në serial”, tha aktori Ian Beattie, i cili luan Meryn Trant.

“Këto janë grupet aktuale në të cilat kemi ecur. Janë kostumet aktuale që kemi veshur, shpatat që kemi përdorur dhe çdo gjë që fansat mund të mendojnë, e gjejnë këtu. Ndrsyhe nga seriali ku nuk shihet çdo gjë, këtu mund të shohin edhe detajet më të vogla që përfshihen në çdo aspekt të krijimit të kësaj shfaqje”, tha Beattie.

Bazuar në romanet “Një këngë e akullit dhe zjarrit” të autorit amerikan George R.R. Martin, “Game of Thrones”, u transmetua për herë të parë në 2011, duke u bërë një fenomen global gjatë tetë sezoneve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë