Nga Gazeta ‘SI’ – Në janar 2026, ritmi i rritjes së vizitorëve në strukturat turistike në Shqipëri u ngadalësua krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i vizitorëve u rrit me 15.1%, duke arritur në rreth 143 mijë, ndërsa një vit më parë kjo rritje kishte qenë 27%.
Pjesën më të madhe e përbënin turistët e huaj, rreth 80 mijë, me një rritje prej 14%, krahasuar me 41% rritjen e tyre në janar 2025. Vizitorët rezidentë shënuan një rritje prej 17%, pak më e lartë se ritmi i përgjithshëm.

Sipas INSTAT, gjatë janarit u regjistruan 250 mijë netë-qëndrime, 9% më shumë se një vit më parë, ndërsa janari i 2025 kishte shënuar një rritje 35.8%. Netë-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 16.4%, ndërsa të huajt vetëm me 4.3%.
Sa i përket origjinës së vizitorëve të huaj, 25% vijnë nga Italia, 14% nga Kosova, 6% nga Gjermania, 5% nga Mbretëria e Bashkuar dhe 4% nga Franca, ndërsa 46% e tjerë nga vende të tjera.
Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti 15.4%, nga 14.5% në janar 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje