Nga Gazeta ‘SI’ – 1.96 milionë hyrje u regjistruan në Shqipëri gjatë muajit shtator, me një rritje vjetore prej 9.5%. Shumica e tyre ishin shtetas të huaj, 1.25 milionë, 9.9% më shumë se një vit më parë. Shqiptarë ishin 705 mijë, me rritje 8.9%.
Në shtator 2025, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98% të rasteve është për qëllime personale. Në shtator, ky tregues ka shënuar një rritje me 9.8%, krahasuar me shtatorin e shkuar. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale janë rritur me 15.3%.
INSTAT tregon se numri i daljeve të regjistruara për të njëjtin muaj, është më shumë se 2 milionë, me rritje 10.4%. 772.655 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10.7 %.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



