Lajme

Do të preken 1,6 mld vende pune që lidhen me turizmin

Një mesazh nga Spanja për të mos humbur kohë në rekuperimin e shpejtë të turizmit

Për miliona njerëz në mbarë botën, turizmi është shumë më tepër sesa një aktivitet i kohës së lirë.

Sektori u jep atyre mundësinë për të siguruar jetesën. Për të fituar jo vetëm një pagë, por edhe dinjitet dhe barazi. Punët e turizmit gjithashtu fuqizojnë njerëzit dhe ofrojnë një shans për të pasur një pjesëmarrje në shoqëri – shpesh për herë të parë.

Kjo është ajo që rrezikohet tani.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), një agjenci tjetër e Kombeve të Bashkuara si Organizata Botërore e Turizmit, ka ngritur alarmin: Rreth 1.6 miliardë individë në të gjithë botën mund të preken nga humbja e orëve të punës si pasojë e drejtpërdrejtë e pandemisë Covid-19.

“Mes tyre, janë më të rrezikuar ata që punojnë në ekonominë informale. Shumë prej tyre kanë kontribuar në atë që e ka bërë turizmin një forcë të tillë për mirë dhe gjatë – duke ndarë shtëpitë e tyre me ne, duke ofruar shërbime për turistët dhe duke ofruar mirëseardhje të ngrohta. Ne u detyrohemi atyre që me veprimet tona për të mbrojtur turizmin dhe mjetet e jetesës, mbrojmë ata.”- shprehet Zurab Pololikashvili, sekretar i përgjithshëm i Organziatës.

Ai thotë se javën e kaluar, i është drejtuara Ministrave të Turizmit të vendeve të G20, duke kërkuar veprim.

Unë iu drejtova gjithashtu, bën me dije sekretari i përgjithshëm i Organziatës Botërore të Turizmit,  Ministrave të 27 vendeve të Bashkimit Europian. Të dyja blloqet, thotë ai, e kanë mundësinë për të caktuar axhendën.

Organizata qëndron përkrah Komisionerit të Bashkimit Europian Breton në thirrjen e tij që 25% e të gjitha fondeve të emergjencës të shkojnë për të ndihmuar turizmin. Një shumë e tillë, shpjegon sekretari i përgjithshëm i Organziatës Botërore të Turizmit, pasqyron se sa ka  ndikuar COVID-19 në këtë sektor.

“Turizmi gjatë historisë së tij ka treguar se ka ndikim pozitiv në ekonomi dhe në të gjitha fushat e jetës. Në rigjeneremin e sektorit pas çdo krize gjatë historisë, Organizata ka njohur mbështetjen e Mbretit të Tij të Madhërisë, Felipe VI të Spanjës. Po ashtu Soanja ka shërbyer si një shembull se si turizmi mund të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe me përgjegjësi për përfitimin e shumë njerëzve. Një mbështetje e tillë e nivelit të lartë, si brenda qeverive kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare, do të jetë jetike duke ecur përpara.” – shprehet Zurab Pololikashvili.

 Të dhënat e ILO për orët e humbura të punës tregojnë rëndësinë e të vepruarit shpejtë. Sa më gjatë të vonojmë, shprehet, Pololikashvili , aq më shumë jetesa për miliarda njerëz do të jetë në rrezik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë